-->
Edhe pse ka hyrë në muajin e shtatë, Çiljeta këmbëngul se nuk do ta 
braktisë muzikën, por do të mendojë pak më vonë për të, pasi tani e pret
 ‘detyra’ më e rëndësishme dhe lumturia më e madhe që mund të përjetojë 
një femër teksa pret të bëhet nënë.
Në një intervistë për Bluetooth këngëtarja pohon se djali i saj erdhi në momentin e duhur.
“Janë pa diskutim emocionet më të bukura që mund të përjetojë një 
femër. Jam në qiellin e shtatë”, – thotë seksbomba e skenës, e cila 
duket sikur po jeton vërtet parajsën.
Dy prindërit e rinj, Çiljeta dhe Tomaso, prej çastit kur morën vesh se 
këngëtarja ishte shtatzënë, kanë kaluar muaj të tërë të mbushur me 
dashuri, emocion, lumturi, kujdes dhe angazhim për të përgatitur çdo gjë
 të nevojshme për anëtarin më të ri të familjes.
Madje këngëtarja na rrëfen dhe një detaj tjetër: shpesh i këndon 
foshnjës, pse jo duke besuar në atë që thuhet nga mjekësia, se bebi 
mësohet që në bark me zërin e nënës së tij. Ndoshta kështu trashëgon 
edhe dhuntinë e Çiljetës për të kënduar.
-->

 
No comments:
Post a Comment